LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Albanet dhe qyteti i Albapolit ne zonen e Dumrese

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

Albanet dhe qyteti i Albapolit ne zonen e Dumrese Empty
MesazhTitulli: Albanet dhe qyteti i Albapolit ne zonen e Dumrese   Albanet dhe qyteti i Albapolit ne zonen e Dumrese Icon_minitimeMon Mar 01, 2010 2:37 am

Albanet dhe qyteti i Albanopolit

Per here te pare te dhenen per fisin apo tribune e vogel me emrin Albanet dhe qendren e tyre Albapolis na e sjelle Ptolemeu. Ai shkruan …se brenda teritorit te maqedonise ishin, shikohen, gjenden fiset ilire dhe qytetet e tyre, Taulantet me Arnisen, Elimiotet me Elimian, Orestidhot me Amantien, Albanet me Albapolisin.
Keshtu prej informacionit te dhene nga Klaud Ptolemeu per fisin e vogel te Albaneve dhe qendren e tyre Albanopolis, territorin, shtrirjen dhe vendodhjen e tij ne gjeresine 46 grade deri 41 grade e 5 minuta, mjaft studjues kane debatuar dhe nuk i kane dhene zgjidhje akoma dhe sot e kesaj dite.
Informata e Ptolemeut eshte mjaft e sakte por te tjere kane shtuar e interpretuar me sajesa qe nuk qendrojne. Ne kete kuader jam perpjekur te sjell argumenta qe te shkoj tek e verteta aq e deshiruar nga te gjithe. Kjo mund te duket e habitshme qe une nje qytetar krahas problemeve te jetes personale kam mundur te studjoj, mbledh e konkretizoj direkt ne teren mbase me mjaft sakrifica per te zbardhur te verteten historike qe mjergulla e shekujve per fajin tone me teper se sa dhe te tjerve na ka mbeshtjelle dhimshem.
Ky pershkrim duke u nisur edhe nga kordinatat gjeografike qe ai sjell kuptohet lehte se eshte per zonen bregdetare poshte Durresit deri ne Vlore dhe ne thellsi zonen Elbasan–Berat.
Por ne kete rast nuk duhet te ngaterrojme nje te dhene tjeter me te hershme per emrin Albania dhe Albanians te nje rajoni tjeter ne kufijte e takimit te Europes me Azine, ku shtriheshin dikur teritoret e pushtuara nga Aleksandri i Maqedonise. Ate na i sjelle per here te pare ne shkrimet e tij, historiani i antikitetit Dionysus i Halicarnassus ne shek e I p.k. Ai shkruan se…albanias si shume popuj te lashte erdhen nga lumenjte Eufrat dhe Ganxhi dhe u vendosen midis brigjeve te detit Kaspik dhe maleve Kaukaz, vend qe me vone mori emrin Armenia, ku jetonin si barinj dhe luftetare. Ata njiheshin ne Azi si Albanians dhe krahina e tyre ne hartat e kohes quhej Albania, madje dhe grykat chokebore te Kuakas u quajten Albanian Gates ose Porta Albane.
Po keshtu te njejten gje na pohon edhe Plutarku ne vepren e tij Jeta e gjeneralit romak Pompei, ku nje popullsi e quajtur Albanians haset nga ushtria e Pompeut gjate kthimit nga Armenia, bile Albaniansit sulmojne ushtrine Romake dhe shume prej tyre dergohen ne Rome si rober lufte. (Une mendoj se kjo e dhene e Plutarkut ka te beje me albanet e taulantise se ne territory e tyre kolonte rruga e terheqjes se Pompeut nga Armenia. Kete na e perforcen me teper edhe e dhena qe na sjell Jul Cezari ne Lufta Civile libri i III-te shkruan ... Pompeu disa dite me pare kishte plackitur parthinet, duke u cveshur deri ne themel shtepite dhe duke u marre me ane te kaloresve te tij gjithe drithin qe ishte grumbulluar aty (Ne kete kohe Qezari ndodhej ne ushtrine e tij ne pozicionet prane brigjeve te Geniusit (Shkumbinit)
Edhe Straboni flet per keta pellazge te Kaukazeve te cilet i quante Albanians kurse Albanet tane ne Iliri qe permend Ptolemeu ai i quan Galare ne gjuhen helene qe do te thote te bardhe ne gjuhen ilirishte ashtu sic kuptohen edhe ne gjuhen latine Alban-te bardhe.
Edhe ne dekumenta te tjera sidomos ne disa harta te antikitetit gjejme te shkruar ne keto zona te Azise emrin Parthe ose Galatia per vende dhe popuj te tjere.
Del pyetja se a ka lidhje midis Albaneve te Kaukazit, Kaspikut, Armenise dhe Partheve, Galarve, Albaneve ne Iliri. Une mendoj se ka kuptim jo vetem etimologjik por edhe nga faktore te tjere thelbesore. Ne dime nga mjaft shkrime antike per levizjen e madhe Indoeuropjane si dhe mjaft teori te tjera ne lidhje me kete levizje te mundeshme. Por ne do te shikojme vetem nje fakt qe na bien mjaft autore antike se ne ushtrine e Aleksandrit te Maqedonise benin pjese shume trupa te rajoneve epirote dhe ilirike qe ishin ne aleance dhe ne sherbim te Aleksandrit te madh. Diodori historian i antikitetit nga Sicelia ne Shek e I pas Krishtit ne librin Biblioteka Historike shkruan …se Kliti eshte i biri i Bardhulit u bashkua me Glaukun mbretin e taulanteve kunder Aleksandrit te madh, pas humbjes ne betejen e Pelionit (Bilisht) ata hyn ne aleance me Aleksandrin dhe dhane forca ilire per te pushtuar Persine. Pas vdekjes se tij ata mbeten ne ato ane te Perandorise madhe, te pastabilizuar dhe ne grindje me vendasit. Prandaj i shohim ne levizje drejt Kaspikut dhe Kaukazit sic i gjejme gjurmet edhe sot sidomos ne mjaft tipare fizike e psikologjike ne zakone, tradita dhe ne shume elemente te gjuhes Armenishte ku mjaft fjale te perdorimit te gjere jane te njejta me tonat sic i ka studjuar ne punimin e tij Shqiperia, Odiseja e pabesushme e nje populli parahelen Profesor Aref Mathieu egjyptian me origjine shqiptare.
Historia e tyre eshte e ngjashme me historine e Kalashve dhe Banorve te Hundezes ne Pakistanin e verilindor qe e quajne vehten pasardhes te Aleksandrit te Maqedonise. Edhe ketu nder keta banore kemi tipare fizike dhe psikologjike te te pareve tane, fjale dhe emertime te shumta ilire si dhe besimin pagan karakteristik te ilirve te dikurshem qe keta e ruajne me mjaft fanatizem.
Duke vazhduar me Polibin, Strabonin dhe Ptolemeun qe na e sjell te dhenen Albania dhe Albanopolis te cilat na delin ne zonen me emrin Partha dhe qyteti Debona (Debora eshte fjale shqipe qe perdoret dhe si sinonim i se bardhes) kuptohet qe behet fjale per qytetin qender te partheve (Partha eshte Bardha ne shqip), Parthena (e Paster e Virgjer, e pa perlyer, sinonim i se bardhes ne greqishten e re), Galar e quan Polibi vendin dhe banoret (galar kuptohet qumeshtor, sinonim i ti bardhes ne greqisht) me vone romaket do ta quajne vendin dhe fisin Alban (Bardhe ne latinisht) e me tej sllavet do ta quajne ne gjuhen e tyre Belesh (e Bardhe ne gjuhen Sllave).
Por per qytetin Debonia ka mendime se mund te jete Dobrini i Skraparit. Kjo eshte pak e besushme se ndodhet large nga zona e quajtur Eordeti dhe se emri Dobrin eshte me origjine sllave kur dihet se dekumenti eshte me i hershem nga koha e ardhjes se sllaveve ne anet tona. Por une mendoj ndryshe, duke u nisur nga Ptolemeu qe shkruan edhe per nje tribu (fis i vogel) me emrin Alban e me qender Albanopolis. Mos eshte ky i njejti fis qe ka qytetin me emer Debonia e qe eshte mjaft i ngjashem ne kuptim me emrin Alban (Alban i bardhe por edhe debore do kuptuar e bardhe). Per kete na vjen ne ndihme edhe e dhena e Strabonit per fisin Galar dhe vendin Galioni po ne kete rajon te Partheve ne Taulanti. Ne tashme e dime se Galar do te thote qumesht dhe eshte edhe si sinonim i te bardhes ashtu sic eshte edhe emri Debore sinonim i se bardhes dhe nuk ka dyshim se qyteti Galioni eshte i njejti qytet Debona.

vazhdon ne shkrime te tjera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Albanet dhe qyteti i Albapolit ne zonen e Dumrese
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 3)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 4)-Albanet , etimologjia e ketij emri historik
» 5)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 6)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 7)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions