LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse hyjmė sot nė Kuvend

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Pse hyjmė sot nė Kuvend Empty
MesazhTitulli: Pse hyjmė sot nė Kuvend   Pse hyjmė sot nė Kuvend Icon_minitimeThu Feb 25, 2010 9:55 pm

Pse hyjmė sot nė Kuvend 38759800
Kur kėrkova votėn e socialistėve nė tė gjithė Shqipėrinė pėr ta udhėhequr kėtė betejė, nuk e mendoja se nė mė pak se gjashtė muaj do tė arrinim kaq shumė.
Jo sepse kam dyshuar, qoftė edhe njė sekondė tė vetme, nė drejtėsinė e kauzės sė transparencės sė zgjedhjeve, por, sepse kam qenė i vetėdijshėm pėr forcėn e armėve tė kundėrshtarit nė pushtet nė kushtet e njė vendi tė rraskapitur nga varfėria, tė nėpėrkėmbur nga pushtetet gjyqėsore e mediatike, tė mbetur nė periferinė e vėmendjes ndėrkombėtare.

Nė mė pak se gjashtė muaj ne nuk jemi mė tė rrethuar nga verbėria e shurdhėria ndaj kauzės sonė tė drejtė.

Kjo kauzė nuk ėshtė mė vetėm kauza e 93% tė socialistėve qė me kurajė panė larg dhe votuan pėr bojkotin e pėr protestat, po e njė populli tė tėrė qė kėrkon transparencėn e zgjedhjeve.

Kjo betejė nuk ėshtė mė vetėm beteja e tė majtės, po edhe e tė djathtės qė nuk varet nga interesat e pushtetit tė familjes kryeministrore.
Kjo ēėshtje ėshtė bėrė tanimė jo vetėm ēėshtja e ēdo shtėpie shqiptare, po edhe e ēdo tryeze ndėrkombėtare ku flitet pėr Shqipėrinė.

Ja pse unė dua t'i falėnderoj me gjithė shpirt, tė gjithė deputetėt qė e mbrojnė kėtė kauzė me vendosmėri e sakrificė dhe e bėjnė atė tė pėrparojė pėrmes shembullit tė qėndresės sė tyre. Nė mė pak se gjashtė muaj, refuzimi ynė pėr t'u bėrė pjesė e njė parlamenti fasadė qė fsheh njė krim elektoral, ka nxjerrė nė pah plotėsisht krizėn e demokracisė nė Shqipėri.

Kjo krizė nuk i ka rrėnjėt tek mungesa jonė nė parlament, po tek zgjedhjet e grabitura dhe tek ky parlament qė prej gjashtė muajsh ndalon transparencėn.

Duke pėrballuar presione tė jashtėzakonshme nga tė gjitha anėt dhe diversione tė turpshme, qė vetėm provojnė frikėn e madhe tė pushtetit tė korrupsionit nga transparenca tė gjithė ju qė i keni dalė pėr zot kėsaj kauze nė vijėn e parė tė betejės mishėroni tė ardhmen, vullnetin dhe shpresėn e atyre qė na kanė votuar.

Nė emėr tė tyre unė ju shpreh mirėnjohjen dhe besimin tim tė pėrforcuar se kėtė betejė tashmė tė fituar moralisht dhe politikisht, ne do ta materializojmė patjetėr me vendosjen e tė drejtės sonė pėr transparencė pa kushte.

Do ta bėjmė kėtė pa harruar asnjė ēast, se deri kėtu erdhėm bashkė, me njė popull tė tėrė, dhe se mund t'ia dalim deri nė fund, vetėm duke e pėrfaqėsuar besnikėrisht vullnetin e popullit qė pėrfaqėsojmė.

Sot shqiptarėt duan transparencė tė plotė dhe tė pakushtėzuar tė zgjedhjeve pėrmes hapjes sė kutive tė votimit nė radhė tė parė. Detyra jonė ėshtė ta ushtrojmė kėtė vullnet tė shqiptarėve, duke mos bėrė asnjė hap mbrapa dhe duke bėrė gjithēka kemi nė dorė.

Nė pėrpjekjen pėrditė e mė tė dėshpėruar pėr tė spostuar vėmendjen nga kauza e transparencės, pushteti ka nxitur e ushqyer prej kohėsh pėrditė e mė shumė diskutimin e kotė mbi temėn e paqenė tė sė ashtuquajturės djegie tė mandateve tė deputetėve socialist.

S'ka dyshim se pushteti i obskurantėve qė mbajnė peng kutitė ku fshihet e vėrteta e zgjedhjeve nė Shqipėri, e dėshiron jashtėzakonisht shumė kėtė shkak, si i mbyturi qė tė mbyt pėr tė shpėtuar veten.

Ky pushtet dėshiron shumė qė fati i mandateve tė popullit opozitar tė mbetet nė duart e vetė Saliut, Ilirit dhe Fatosit bashkė, pėr ta eksportuar mu nė zemrėn e opozitės, tek grupi i saj parlamentar krizėn e rėndė tė legjitimitetit tė pushtetit.

Kėtij pushteti mediokrish pa imagjinatė, i shkon prej 6-muajsh mendja se ne mund tė biem nė kėtė kurth tragjikomik pėr tė gjithė opozitarizmin shqiptar.

Kanė 6 muaj qė na provokojnė me gjithfarė mėnyrash, me shpresėn e mjerė se ne mund tė hyjmė me kėmbėt tona nė njė rrugė pa krye, ku fatin e mandateve tė opozitės nuk e ka mė nė dorė populli qė na mbėshtet, por forcat e sė vjetrės qė janė bėrė bashkė pėr tė ndalur pėrpjekjen tonė tė pandalshme drejt zbardhjes sė krimit elektoral.

Por, ka po ashtu 6 muaj qė u themi mos shpresoni kot, mandatet tona nuk i merr dot peng as Saliu, as Iliri, as Fatosi dhe askush tjetėr qė shpreson se mund ta kthejė nė njė lojė "e ka kush e ka" pėr mandatet - konfliktin parimor tė opozitės me kėtė pushtet zgjedhje vjedhėsish.

Nė rast se pushteti nuk do tė dėgjojė zėrin e arsyes sonė, marsi nuk mund e nuk do tė jetė muaji i lojės "e ka kush e ka", por muaji i ngritjes sė opozitės popullore nė njė valė proteste, e cila nuk do tė zmbrapset deri nė realizimin e qėllimit tonė tė patjetėrsueshėm, pėr transparencėn e plotė dhe pa kushte tė zgjedhjeve.

Ne nuk jemi zgjedhur pėr tė negociuar liritė dhe tė drejtat e qytetarėve, por pėr t'i mbrojtur ato nga ēdo presion dhe diversion siē kemi bėrė e do tė bėjmė gjithmonė.

Nuk e kemi pėrjashtuar dhe as do ta pėrjashtojmė ndonjėherė dialogun, si njė instrument pėr tė zgjidhur krizėn e rėndė politike, ku e ka futur vendin grabitja e zgjedhjeve, dhe refuzimi pėr hapjen e kutive, ku janė provat e grabitjes.

Madje, kemi qenė ne qė kemi dhėnė edhe kėtė herė sinjalin e parė tė kompromisit, nė funksion tė mirėkuptimit mes palėve e nė tė mirė tė sė ardhmes sė vendit.

E kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse jemi grabitur barbarisht, e nėpėrkėmbur padrejtėsisht. Nuk duam rinumėrim pėr tė ndryshuar rezultatin, por hetim tė numėrimit dhe dokumentacionit zgjedhor pėr tė ndryshuar njė herė e mirė standardet e zgjedhjeve nė Shqipėri.

Nuk kėrkojmė pushtetin nė tavolinė, por hetimin parlamentar qė do t'i heqė pėrfundimisht ēdo pushteti mundėsinė qė t'i marrė zgjedhjet edhe kur populli nuk ia jep. Tanimė, kjo ėshtė e qartė pėr tė gjithė. Edhe pėr miqtė edhe partnerėt ndėrkombėtarė, tė cilėt po e kuptojnė ēdo ditė e mė shumė, se kėrkojmė vendosjen e njė tė drejte pėr tė gjithė, jo plotėsimin e interesit pėr njė palė.

Duke e kuptuar tė vėrtetėn tonė tė thjeshtė dhe tė pamohueshme, miqtė tanė nė internacionalen socialiste nė fillim edhe socialistėt e demokratėt nė Parlamentin Europian mė pas, janė bėrė sot aleatėt tanė tė mėdhenj pėr kėtė kauzė mirėfilli europiane tė transparencės pėrmes hapjes sė kutive.

I kam falėnderuar publikisht dhe personalisht, pėrsėri i falėnderoj edhe reporterėt e KiE, qė ishin tė parėt qė i vunė emrin qė ka kėsaj situate, krizė politike e vajtueshme dhe qė shkruan e zeza mbi tė bardhė nevojė e hetimit tė plotė dhe tė pakushtėzuar tė zgjedhjeve nė Shqipėri. Por, do tė isha i padrejtė nėse do tė shprehja pakėnaqėsinė mė tė vogėl pėr kėdo qoftė ndėr pėrfaqėsuesit e komunitetit ndėrkombėtar.

Ata kanė qenė gjithnjė mė tė interesuar tė dėgjojnė arsyen dhe argumentet tona, nuk e kanė pėrjashtuar asnjėherė hapjen e kutive, pavarėsisht se mbrojnė njė pikėpamje krejt tė ndryshme me tonėn lidhur me bojkotin si instrument proteste.

Bojkoti nuk ėshtė zgjidhja jonė, por e vetmja zgjidhje qė na u la me refuzimin antikushtetues e antidemokratik tė sė drejtės sonė elementare kushtetuese e demokratike pėr tė hetuar gjithė procesin e administrimit tė zgjedhjeve nga njė pushtet qė siē thotė edhe raporti i ndėrkombėtarėve, u bė njėsh me shtetin. Nuk ėshtė demokraci kur pushteti bėhet njėsh me shtetin, sepse shteti ėshtė i tė gjithėve, kurse pushteti vetėm i disave.

Dhe kur pushteti ia merr votėn qytetarit, pavarėsisht nėse qytetari nuk ia jep, atėherė vetė Parlamenti i dalė nga kėsi zgjedhjesh nuk ėshtė vendi i debatit demokratik, por njė teatėr banal, kur rolet i cakton regjisori-pushtet dhe jo populli sovran.

Bojkoti ynė i shumėkritikuar ėshtė pikėrisht pasqyra qė nxori qartė nė sytė e tė gjithėve krizėn e lirisė sė zgjedhjeve nė Shqipėri, tė cilėn nuk e zgjidh dot heqja e pasqyrės sė Parlamentit gjysmak, por vetėm transparenca pėrmes hetimit parlamentar.

Megjithatė, nė respekt tė tė gjithė miqve dhe partnerėve ndėrkombėtarė tė opozitės, qė tanimė na mbėshtetin hapur nė betejėn tonė kushtetuese e demokratike pėr transparencė, por edhe tė gjithė atyre miqve dhe partnerėve tė Shqipėrisė qė po e dėgjojnė pėrditė e mė shumė vėmendje zėrin e sė drejtės sė transparencės, ne sot do t'i japim njė shans zgjidhjes sė krizės pėrmes Parlamentit dhe njė shenjė tė qartė tė vullnetit tonė konstruktiv tė gjitha palėve.

Kemi gati ēelėsin qė hap derėn e kthimit tė opozitės nė Parlament, duke i hapur rrugėn transparencės sė plotė. Sot do t'ia lėmė publikisht nė dorė Sali Berishės.

I takon shumicės nė sallė tė vendosė paskėtaj nėse e do edhe opozitėn nė sallė apo e do bashkė me popullin nė rrugė, deri kur nė kėtė vend tė rivendoset njė e drejtė qė ne nuk kemi ndėrmend ta lemė peng pėr asnjė arsye nė botė.

Me mandatet e popullit opozitar, deputetėt e Partisė Socialiste do tė udhėheqin hetimin e plotė dhe tė pakushtėzuar tė zgjedhjeve deri nė zbardhjen e plotė tė krimit elektoral. Ose, nėse nė Parlament nuk ka vesh pėr tė drejtėn tonė, deputetėt do tė jenė nė krye tė protestave pa ndalim, pėr tė ēliruar zgjedhjet nga duart e krimit elektoral, qė i mbushi kutitė me vota pėr pushtetin si nė Ruzhdien e famshme, ku Sali Berisha qahet se humbi njė mandat.

Kur populli tė shikoj sė shpejti se ē'mandat ka humbur ky pushtet zgjedhjevjedhėsish nė Ruzhdie, jam i bindur se edhe vetė Saliu do ta kuptojė se shanset pėr t'i mbajtur kutitė tė mbyllura me pahir janė po aq tė mėdha sa shanset pėr tė mbuluar diellin me vendim qeverie.

Sot ėshtė dita qė tė marrė fund ēdo iluzion i kundėrshtarėve tė transparencės, se Partia Socialiste mund tė dorėzohet, tė lodhet, tė shitet, tė nxirret nė rrugė, duke u zėvendėsuar me njė opozitė tė kooptuarish e tė emėruarish nė parlamentin e kutive tė mbyllura.

Sot ėshtė dita qė tė shembet edhe themeli i propagandės tė turpshme tė njė pushteti qė tėrė kėta muaj ka angazhuar gjithēka mundet, qeveritarė, diplomat shėrbėtorė shėrbime e favore qeveritare, pėr tė shpėrfytyruar imazhin e Partisė Socialiste e pėr tė deformuar tė vėrtetėn e thjeshtė tė kauzės sonė tė drejtė nė sytė e komunitetit ndėrkombėtarė.

Nuk kanė pasur tė sosur shpifjet e gėnjeshtrat qė u janė thėnė miqve e partnerėve tė huaj tė Shqipėrisė nė adresėn tonė, nga tė gjitha anėt e mundshme, pėr tė krijuar tek ata bindjen se ne nuk njohim rezultatin, ne nuk njohim rezultatin, ne nuk njohim pavarėsinė e gjyqėsorit, ne nuk njohim institucionet e vendit dhe kėrkojmė pėrmbysjen e rendit kushtetues me dhunė.

E di qė do tė vazhdojnė tė thonė gjithēka munden, por qė sot nuk do tė thonė dot as qė Partia Socialiste nuk e njeh parlamentin, aq qė deputetėt e Partisė Socialiste i dogjėn mandatet se duan tė djegin Shqipėrinė Europiane dhe as qė Partia Socialiste kėrkon njė gjė qė s'bėhet, sepse nuk kėrkoka transparencėn e zgjedhjeve po dashka pushtetin pa zgjedhje.

Nė mė pak se 6 muaj ne e kemi bėrė ēėshtjen e transparencės sė zgjedhjeve nė Shqipėri njė ēėshtje tė axhendės europiane pėr Shqipėrinė. Sot ėshtė edhe dita pėr tė krijuar njė mundėsi mė shumė qė komuniteti ndėrkombėtar tė shohė edhe mė mirė e tė kuptojė edhe mė shumė shkaqet e kėsaj krize, si njė krizė e demokracisė shqiptare qė ėshtė marr peng tek zgjedhjet, jo si njė krizė juridike procedurale mes palėve.

Nė mė pak se 6 muaj ne e kemi bėrė ēėshtjen tonė njė ēėshtje qė tė gjithė shqiptarėt e kanė kuptuar se nuk mbyllet pa u zgjidhur dhe qė mbarė komuniteti ndėrkombėtarė e ka kuptuar se nuk e kemi hapur pėr ta mbyllur por pėr ta zgjidhur.

Sot, ne do tė jemi nė Parlament jo pėr ta ndėrprerė betejėn pėr kutitė, por pėr ta ēuar pėrpara kėtė betejė, qė nuk e kemi parė pėr asnjė ēast si luftė palėsh, por si pėrpjekje nė interes tė tė gjitha palėve.

Nuk shkojmė nė Parlament pėr tė dalė, po as pėr tė ndenjur pa i hapur kutitė. Transparenca zgjidh krizėn politike, refuzimi i transparencės do tė sjellė rėndimin e mėtejshėm tė krizės.

Duam tė zbardhim krimin elektoral tanimė qė Shqipėria dhe bota mbarė, pėrfshirė edhe vetė OSBE-nė qė ka shkruar raportin e zgjedhjeve, kėrkojnė hetim parlamentar tė plotė e tė hollėsishėm.

Dhe duam ta bėjmė kėtė siē e thotė populli, pėr tė mos i mbetur borxh askujt. Ne s'kėrkojmė asgjė mė shumė sesa diēka qė as diskutohet mė nė botėn demokratike, ku jetojnė miqtė e partnerėt tanė ndėrkombėtarė tė NATO-s apo Bashkimit Europian.

Njė parim, jo njė pazar. Njė tė drejtė, jo njė favor. Njė vend ku zgjedhjet tė mos i vendosė fuqia shtrembėruese e korrupsionit, po gjykimi i popullit sovran.

Marrė nga Gazeta Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Pse hyjmė sot nė Kuvend
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions