LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjuha e patriotėve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Gjuha e patriotėve Empty
MesazhTitulli: Gjuha e patriotėve   Gjuha e patriotėve Icon_minitimeMon Feb 01, 2010 5:40 pm

Gjuha e patriotėve Imzot%20Bum%C3%A7i%20dhe%20Aqif%20Pashe%20Elbasani
Gjuha e njerėzve qė mbėshtesnin Kongresin e Lushnjės mė 1920.
Ekspozohen letra dhe fotografi, vendimet e ngjarjes historike, fragment
nga kushtetuta dhe sende tė Aqif Pashė Elbasanit. Nė Muzeun Historik
Kombėtar deri mė 31 janar




Letra drejtuar Kėshillit tė Lartė, fotografi tė burrave tė
shtetit tė 1920-ės, himni dhe betimet e kryesisė dhe tė delegatėve,
portreti nė bronz i kryetarit Aqif Pashė Elbasani, si dhe sendet
personale, bastuni, thika, bashkė nė ekspozitėn e hapur deri mė 31
janar nė Muzeun Historik Kombėtar, me rastin e 90-vjetorit tė Kongresit
tė Lushnjės. Njė ngjarje me vlerė historike, qė kaloi pa u ndjerė. Nga
zyra e shtypit e Ministrisė sė Kulturės erdhi njė njoftim tri ditė pas
aktiviteteve qė u organizuan nė Lushnjė, mė 24 dhjetor. Ndėr tė gjitha
materialet e nxjerra nga fondi i Muzeut Historik Kombėtar, janė tetė
letra tė mbyllura nė njė tryezė xhami, qė tė ndjellin kureshtjen.
Didaskalitė thonė: "Masat popullore mbėshtesin vendimet e Kongresit tė
Lushnjės" tek letra e datės 20 shkurt 1920; "Nga protokolli i Kongresit
tė Lushnjės" tek letra e firmosur nga sekretarėt e Kryesisė sė
Kongresit, Kostaq Kotta, Ferit Vokopola dhe kryetari i mbledhjes
Kombėtare Aqif Pasha. E mė poshtė "Protesta kundėr Planeve Shqiptare tė
Fuqive tė Mėdha" tek njė letėr qė me zor deshifrohet: Populli i Vlorės
dhe Krahinės sė saj dėrguar shkėlqesisė z.Bumēi, anėtar i Kėshillit tė
Naltė tė Kongresit.
Kėto letra tė zverdhura flasin pėr mbėshtetjen dhe besimin qė kishin siguruar nė popull anėtarėt e kėtij Kongresi.


Ja ēfarė thotė njėra prej letrave:
"Gjithė populli mbasi lidhi kėtė besė, me pėlqim tė pėrgjithshėm
vendosi kėtė urdhėr tė ditės: 1. Tė jetė gati pėr ē'do therori pėr me
shpėtue Atdhenė nga coptimi; 2. Pėlqevi vendimet e Mbledhjes Kombėtare
tė Lushnjės dhe asht gati me i ndihmue me gjithė fuqin e vetė Qeverisė
sė re
3. Tėrheq vėrejtjen e Qeverisė sė re dhe e ban tė
pėrgjegjshme pėr vonimin e tė marrunit tė aktevet, prej Qeverisė sė
Vjetėr; 4. Lyp qė Komanda Ushtarake Italiane tė mbajė pėr anėsinė tue
mos i kundėrshtue vullnetit tė patundun tė popullit shqiptar; 5. Nga
njė kopje e kėsaj t'u ēohet Qeverisė sė Re dhe autoriteteve ushtarake
Italiane ndė Tiranė" (Gropaj, 22 shkurt 1920, Nė emėr tė gjithė
popullit, Pleqėsit e Katunavet".
Gjurmėt e penės, shpejtėsia e
shkrimit, boja e hapėrdarė nė fjalė tė veēanta, nė njėrėn prej letrave
tė hershme (Vlorė, mė 28 tė vjeshtės sė I-rė, 1919), qė ėshtė shkruar
para se tė mblidhet Kongresi i Lushnjės, nga vlonjatė (populli i Vlorės
dhe krahinės sė saj), duket sikur shprehin revoltėn e atyre njerėzve
ndaj planeve tė Fuqitė e Mėdha kundrejt Shqipėrisė.
Ndaj letra,
"dėrguar shkėlqesisė Luigj Bumēi nė Paris", ėshtė quajtur "Protesta
kundėr planeve Antishqiptare tė Fuqive tė Mėdha".


Nė tė
gjitha letrat, po edhe nė betimet e anėtarėve tė Kongresit tė 1920-ės,
vihet re njė gjuhė ku fjala ka peshė, ėshtė e zgjedhur, dhe lė mbresė.
Edhe pse ky nuk ėshtė qėllimi i parė i ekspozitės, ėshtė njė fakt qė bie nė sy.
"Shpresa humbi/ Atdheu ty po tė thėrret/ Ta shpėtosh nga kjo natė/ Bėu
i zoti nė do tė rrosh nė jetė/ Armikut jepi datė/ Nė tė varet shpres'e
kombit shqipėtar, Nė statutin tėnd tė shtrenjtė/ Ēliro tokat e
Shqipėrisė sė parė/ Bashko Atdheun e shenjtė".
Janė kėto vargje
tė marra nga Hymni i Kongresit tė Lushnjės, qė dėftejnė besimin, forcėn
dhe parimet qė i bashkonin mendimtarėt e kohės.
E njėjta gjuhė
shihet edhe nė betimin e "Anėtarit tė Kėshillit tė Naltė" tė Kongresit,
me kryetar Aqif Pashė Elbasanin, dhe anėtarė Luigj Bumēin, Mihal
Turtullin dhe Abdi Toptanin.
"Betohem nė emėr tė Perėndisė duke
dhėnė besėn shqiptare e fjalėn e nderit para mbledhjes sė kombit se do
t'i shėrbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtėsisht, do tė mbroj
ligjet dhe indipendencėn e plotė tė atdheut tė shenjtė".


Nė krah tė dokumentit "Vendimet Historike tė Kongresit" ku shihen 4
portretet e burrave qė vendosėn pėr fatin e kohės dhe betimet e tyre,
qėndron dokumenti "Delegatėt e Kongresit", ku nė krye janė emrat e
kryesisė: Aqif Pashė Biēaku (kryetar), Sotir Peēi (nėnkryetar), Kostaq
Kotta (sekretar) dhe Ferit Vokopola (sekretar) e poshtė tyre emrat e 50
pėrfaqėsuesve tė 26 qyteteve tė Shqipėrisė. Tė gjithė zotohen:
"Mbledhja Kombėtare jep fjalėn e nderit e besėn shqiptare, duke u
betuar nė emėr tė Perėndisė se derisa Kėshilla e Naltė vepron sipas
Ligjit tė Shtetit, duke ruajtur pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė me
mish e me shpirt, do tė jetė mbrojtės e pėrkrahės i gjithhershėm i
kėsaj kėshille".
Po pėrse ishte me kaq rėndėsi Kongresi i Lushnjės nė Shqipėrinė e 1920-ės?
Kėtė na e "sqarojnė" vendimet qė dolėn prej mbledhjes sė kongresit
(21-31 janar nė Lushnjė), tė cilat janė riprodhuar me rastin e
ekspozitės nė MHK:
"1.Riafrimi i Pavarėsisė sė Plotė tė
Shqipėrisė (shpallur mė 28 nėntor 1912); 2. U zgjodh Kėshilli i Lartė,
qė pėrfaqėsonte kryetarin e Shtetit Shqiptar dhe Kėshilli Kombėtar me
funksionet e parlamentit; 3. Kongresi zgjodhi qeverinė kryesuar nga
Sulejman Delvina, Qeveri e cila mė 11 shkurt u vendos nė Tiranė dhe qė,
prej kėsaj dite u bė kryeqyteti i Shqipėrisė".
Krahas fotografive
tė Kongresit janė portretet e funksionarėve tė Qeverisė sė Sulejman
Delvinės (kryeministėr): Eshref Frashėri (zv.kryeministėr), Ahmet Zogu
(Ministėr i Punėve tė Brendshme), Hoxha Kadri (Ministėr i Drejtėsisė),
Sotir Peci (Ministėr i Arsimit), Mehmet Konica (Ministėr i Punėve tė
Jashtme), Ali Riza Kolonja (Ministėr i Luftės), Bajram Curri (ministėr
pa portofol), Hysen Vrioni (Ministėr pa portofol), Spiro Jorgo Koleka
(Ministėr pa protofol).
Pėrbri materialit pėr Qeverinė e
Delvinės, shihet njė fragment i kushtetutės. Nė pikėn e V-tė tė saj
mund tė lexojmė: "Nė kjoftė se njeni nga gjymtyrėt e Kėshillit Naltė
jep dorėheqjen, tre tė tjerėt vijojnė nė detyrė".



gjitha dokumentet e ekspozitės shoqėrohen me fotografi, Lushnja dhe
Tirana nė vitin 1920, turma tė popullit nė sheshin pėrpara godinės ku
zhvillohej Kongresi, dhoma ku zhvilloi punimet mbledhja historike, foto
e Selisė sė Qeverisė nė vitet 1920, 1928-1931, foto e Kėshillit tė
Lartė duke hyrė nė Tiranė, shkurt 1920. Burra me kostume, kapela dhe
bastun, veshje gati uniforme.
Njė prej bastunėve ėshtė ekspozuar
edhe nė kėtė ekspozitė. Ėshtė i Aqif Pashė Elbasanit (1860-1926),
bashkė me thikėn, e njė flamur, tė gjitha kėto tė mbyllura nė njė
eksponat. Kur hyn nė holl, pėrballesh me portretin e tij nė bronz.
Nė fund ndjen nevojėn pėr mė tepėr detaje tė tilla tė gjalla, letra
origjinale, objekte, qė bėjnė mė tė prekshme ngjarjet e njė kohe tė
kaluar.
Marre nga shekulli.com.al
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Gjuha e patriotėve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha shqipe nuk ka dialekte
» Si kolapsoi gjuha shqipe
» Sa e pasur eshte gjuha shqipe???
» Ciles Familje i perket "Gjuha Shqipe"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions