LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pranon tė martohet me grekun, i vjedh 3600 euro shkesit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Pranon tė martohet me grekun, i vjedh 3600 euro shkesit Empty
MesazhTitulli: Pranon tė martohet me grekun, i vjedh 3600 euro shkesit   Pranon tė martohet me grekun, i vjedh 3600 euro shkesit Icon_minitimeFri Oct 23, 2009 12:39 pm

Ka pėrfituar nga njė njoftim martesor, pėr tė marrė njė sasi tė konsiderueshme eurosh. "Historia e dashurisė", duket se ka ndihmuar mjaft mirė pėr kėtė njė 21-vjeēare nga Fieri, e cila pasi ka gjetur "gjahun", ka ditur t'i tėrheqė edhe lekėt. Gjithēka ka nisur me njė njoftim tė botuar nė njė gazetė. [/td][/tr]
[tr][td]Njė 30-vjeēar nga Dibra, i cili punonte nė Greqi, ka nxjerrė njė njoftim ku thuhej se ai kėrkonte njė nuse pėr njė 40-vjeēar grek (punėdhėnės i tij). Sė bashku me karakteristikat qė duhej tė plotėsonte e interesuara, njoftimit i ishte bashkangjitur pėr kontakt edhe njė numėr telefoni. Mėsohet se kishin qenė jo pak tė interesuarat pėr kandidate, ndėrkohė qė nga lista e thirrjeve ėshtė pėrzgjedhur njė 21-vjeēare, e cila kishte dhėnė emrin Ornela, ishte jetime dhe lajmėronte se ishte nga Vlora. 30-vjeēari nga Dibra ka kontaktuar me vajzėn nga Shqipėria, duke e njohur me faktin se bėhej fjalė pėr pronarin e tij nė njė fshat tė Greqisė, i cili donte tė martohej.

Duket se 21-vjeēarja ka pasur qė nė fillim ide tė qarta pėr lojėn e mashtrimit, duke dhėnė emėr tė rremė. Pasi ka marrė miratimin se ishte favorite, ajo fillimisht ka kėrkuar njė pasaportė. "Nuk kam pasaportė dhe nuk kam mundėsi ta nxjerr vetė, pasi jam jetime dhe pa asnjė pėrkrahje",- ka shpjeguar ajo pozicionin e saj. Pėr tė pėrshpejtuar procedurat, sipas saj, duheshin 600 euro. Pėr numrin e llogarisė bankare, ajo u ka dhėnė emrin e hallės sė vet, qė realisht ishte identiteti i saj i vėrtetė.

Pasi ka siguruar shumėn e parė, nėpėrmjet kontakteve telefonike, vajza ka thėnė se pėr tė nxjerrė vizėn nė Greqi, duhej njė garanci bankare me njė minimum prej tre mijė eurosh. Atėherė 30-vjeēari nga Dibra ka siguruar shumėn e parave dhe ėshtė nisur nga Greqia. 21-vjeēaren e ka takuar nė Vlorė ku i ka dhėnė edhe 3000 eurot qė i duheshin si garanci bankare. Kaq i ka mjaftuar tė resė pėr t'i dhėnė fund lojės, duke mbyllur telefonin.

Humbja e kontakteve me "tė posafejuarėn" e pronarit e ka detyruar 30-vjeēarin tė kėrkojė ndihmėn e policisė sė Vlorės. Ditėn e martė ai ka depozituar denoncimin duke treguar edhe historinė se si i ishin marrė eurot. Ai ka dhėnė emrin e vajzės, i cili ka qenė i rremė, ndėrkohė qė ka ndihmuar pėr gjetjen e saj emri qė kishte dhėnė pėr llogarinė bankare. Pasi janė kryer tė gjitha verifikimet ka rezultuar se 21-vjeēarja jetonte nė Fier. Ajo ishte e divorcuar pas njė martese tė dėshtuar nė Vlorė dhe ishte kthyer te familjarėt e saj. Pasi ka marrė shumėn e parave prej gjahut, ajo ishte nisur drejt Tiranės, duke u thėnė familjarėve se do tė vijonte studimet. Mbi tė tashmė rėndon "akuza e pėrfitimit me anė tė mashtrimit".


Gazeta Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Pranon tė martohet me grekun, i vjedh 3600 euro shkesit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» me duhen 1000 euro
» Lushnje: Zjarri shkrumbon magazinat e drithit, demi 100 mije euro

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions