LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rama rikonfirmohet kryetar i PS-sė me thuajse 90 % tė votave

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Rama rikonfirmohet kryetar i PS-sė me thuajse 90 % tė votave Empty
MesazhTitulli: Rama rikonfirmohet kryetar i PS-sė me thuajse 90 % tė votave   Rama rikonfirmohet kryetar i PS-sė me thuajse 90 % tė votave Icon_minitimeSun Sep 27, 2009 1:19 pm

Rama rikonfirmohet kryetar i PS-sė me thuajse 90 % tė votave


Rama rikonfirmohet kryetar i PS-sė me thuajse 90 % tė votave Edirama

Shekulli Online | 26/09/2009


Edi Rama ėshtė rikonfirmuar si kryetar i Partisė Socialiste edhe pėr katėr vitet e ardhshme. Ky ka qenė verdikti i shprehur nga anėtarėsia socialiste, e cila ka zgjedhur dje pėr tė dytėn herė nėpėrmjet parimit "njė anėtar njė votė" Ramėn si kreun e saj. Pavarėsisht se nuk bėhet fjalė pėr njė rezultat pėrfundimtar, tė dhėnat paraprake operative nga tė gjitha rrethet e vendit nxjerrin fitues Ramėn kundrejt Lakrorit, me njė rezultat dėrmues qė nė mėnyrė tė pėrafėrt arrin nė raportet 90 me 10 pėr qind.
Socialistėt kanė votuar dje sipas parimit "Njė anėtar njė votė" pėr kreun e ri qė do tė drejtojė Partinė Socialiste nė katėr vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur ashtu siē edhe ishte parashikuar, nė orėn 08:00 tė mėngjesit dhe ka vijuar deri nė orėn 16: 00 nė 386 qendra votimi, nė tė 12 qarqet e vendit.
Vetėm nė njė qendėr votimi, nė komunėn Shllak tė Qarkut tė Shkodrės, votimi nuk ėshtė zhvilluar pėr shkak tė mostėrheqjes nė kohė tė bazės materiale nga komisioni vendor i zgjedhjeve. Ndėrkohė, siē edhe konfirmohet nga korrespondentėt nė tė gjitha qarqet, procesi ka ecur normalisht dhe pa problematika, pėrveē disa pakėnaqėsive qė kanė shfaqur disa anėtarė socialistė, tė cilėt nuk e kanė gjetur emrin nė lista e votuesve. Megjithatė, siē edhe bėhet e ditur, numri i tyre ka qenė fare i papėrfillshėm, ēka nuk ka lėnė shkas pėr kontestime tė procesit. Dy kandidatėt qė konkurronin nė kėto zgjedhje, Lakrori dhe Rama, kanė votuar nė Tiranė, ku dhe kanė vendbanimet e tyre. Kėshtu, Lakrori ka votuar rreth orės 10:00 nė qendrėn e votimit tė hapur nė njėsinė nr. 9 tė Tiranės, ndėrsa Rama nė njėsinė bashkiake numėr dy. Mėsohet se pjesėmarrja nė votim nė 386 qendrat e votimit ka qenė tek rreth 70 pėr qind, ose e thėnė me shifra tė tjera, tė drejtėn e tyre tė votės e kanė ushtruar rreth 55 mijė socialistė, nga 82 mijė e 177 qė gjendeshin nė lista. Nuk bėhet fjalė pėr tė dhėna zyrtare, pasi Komisioni i Zgjedhjeve nė Parti (KZP) nuk ka preferuar deri dje nė mbrėmje qė tė jap rezultatet paraprake, qoftė pėr pjesėmarrjen ashtu edhe pėr vullnetin e shprehur prej socialistėve.

Gjithmonė duke iu referuar tė dhėnave jozyrtare, deri dje nė orėt e vona tė mbrėmjes kishte pėrfunduar procesi i numėrimit tė votave edhe nė pjesėn dėrmuese tė qarqeve, ku dhe kanė dalė rezultatet paraprake. Kėshtu, mėsohet se nė kryeqytet rreth 91 pėr qind e soclaistėve kishin votuar pėr Ramėn dhe vetėm 0.9 pėr qind pėr kandidatin tjetėr, Maqo Lakrori.
Ndėrsa nė zonėn rurale tė Tiranės, ose siē njihet nė ndarjen organizative tė PS-sė, si Tirana fshat, 2112 socialistė kishin votuar pėr Edi Ramėn dhe 254 votues pėr kandidatin Maqo Lakrori.
Ndėrkohė qė, njė pjesėmarrje e lartė dhe njė rezultat i thellė ėshtė shėnuar nė Qarkun e Fierit, ku nga 4059 votues 3877 prej tyre kishin votuar pėr Ramėn dhe vetėm 182 pėr Lakrorin.
Njė rezultat gjithashtu i thellė ėshtė shėnuar edhe nė Qarkun e Durrėsit ku votat janė ndarė 2670 me 165 nė favor tė kreut aktual tė PS-sė. Gjithashtu, e njėjta situatė ėshtė paraqitur edhe nė Shkodėr, Tepelenė, Sarandė, Vlorė etj.

*********

Rama: Berisha-Nano-Meta u munduan tė bėjnė pis procesin


Kryetari nė detyrė i Partisė Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar dje treshen Berisha-Nano-Meta se janė pėrpjekur nė vazhdimėsi qė tė pėrbaltin dhe tė delegjitimojnė procesin e zgjedhjeve pėr kreun e ri tė kėsaj force. Duke folur dje, pasi votoi nė qendrėn e votimit tė ngritur nė njėsinė bashkiake numėr dy nė kryeqytet, Rama duke iu pėrgjigjur interesit tė medias lidhur me ligjshmėrinė e kėtij procesi, u shpreh se gara ishte e natyrshme e njėkohėsisht reale. "Ky ėshtė njė proces i natyrshėm e njėkohėsisht real e pėr kėtė arsye ka qenė dhe njė proces qė ka patur vėshtirėsitė e veta. Ashtu si kundėr ka qenė njė proces tė cilin Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, kompania e tyre, altoparlantėt e tyre kanė bėrė ēmos qė ta pėrbaltin, kanė bėrė ēmos qė ta cenojnė", - tha Rama pėr mediat pasi votoi. Sipas tij, PS-ja ėshtė e vetmja forcė demokratike nė vend, e cila aplikon realisht parimin "njė anėtar njė votė", ndaj, ka thėnė Rama, tė gjithė kundėrshtarėt e saj janė pėrpjekur gjatė gjithė kėtyre muajve ta zhvlerėsojnė atė, duke e sulmuar pareshtur. "Kanė bėrė ēmos qė ta zhvlerėsojnė, sepse ėshtė njė proces i bukur, njė proces real, njė proces qė tregon nė fakt se PS-ja ėshtė vėrtet forca mė e madhe e mė demokratike nė Shqipėri e se ėshtė pa asnjė dyshim njė pengesė e pakapėrcyeshme pėr projektin e tyre, pėr ta kthyer Shqipėrinė nė njė skemė tė mbyllur dhe pėr ta kthyer pushtetin e popullit nė njė pushtet interesash qė s'kanė tė bėjnė me interesat e popullit", - u shpreh kryesocialisti, i cili vlerėsoi faktin qė anėtarėsia mundet tė shprehė vullnetin e saj pėr drejtuesin e ri. Ndėrkohė qė, rivali i Ramės nė kėtė garė, Maqo Lakrori, nuk ka preferuar tė japė asnjė.

Burimi informativ: Gazeta Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Rama rikonfirmohet kryetar i PS-sė me thuajse 90 % tė votave
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse nuk fitoi Edi Rama
» Rama, takime me emigrantet per festat
» Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions