NIKO Administrator
Numri i postimeve : 904 Join date : 30/04/2008 Age : 37 Location : Genova
| Titulli: Zhduket vajza e videos sė Pangos Tue Sep 22, 2009 12:53 pm | |
| Vajza, e cila disa muaj mė parė u vu nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit publik shqiptar pėr videon e fshehtė me ministrin Ylli Pango, nuk gjendet mė nė Tiranė.Ėshtė e pamundur tė gjesh gjurmė tė saj, asnjė nga personat qė e kanė njohur nuk ka mė numėr telefoni apo adresė kontakti. Nė redaksinė e "Fiks Fare", thonė qė vajza ka qenė bashkėpunėtore e jashtme dhe nuk ka punuar ndonjėherė si staf i brendshėm i emisionit tė njohur.Emisione tė kėtij tipi, nė fakt, e kanė praktikė pune rekrutimin e personave tė pėrkohshėm jo pjesė definitive e stafeve qendrore. Gjithsesi, vajza qė shkaktoi tėrmetin politik "Pango", nuk jeton mė nė Shqipėri. Persona tė afėrt me tė, thanė qė ėshtė larguar pėr tė jetuar nė Greqi, por askush nuk e vė dorėn nė zjarr pėr adresėn e saktė tė saj. Ndėrkohė, ish-ministri i Kulturės nuk ėshtė renditur mė nė listat e deputetėve tė kėtij viti, megjithėse nė kėto lista ka plot tė tjerė qė akuzohen pėr gjėra ku e ku mė tė rėnda se njė "konkurs pranimi" nė punė nė ministri. Gazeta Shekulli | |
|