LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Reportazh/ Tėrmeti, 15 sekondat qė shkundėn Dibrėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Reportazh/ Tėrmeti, 15 sekondat qė shkundėn Dibrėn Empty
MesazhTitulli: Reportazh/ Tėrmeti, 15 sekondat qė shkundėn Dibrėn   Reportazh/ Tėrmeti, 15 sekondat qė shkundėn Dibrėn Icon_minitimeTue Sep 08, 2009 8:56 am

Reportazh/ Tėrmeti, 15 sekondat qė shkundėn Dibrėn Gjorice%20termetReportazh/ Tėrmeti, 15 sekondat qė shkundėn Dibrėn



Nga Gjorica, GJERGJ MARKU | 07/09/2009


DIBĖR - Kanė mjaftuar 15 sekonda tė tėrmetit 7,2 ballė me epiqendėr nė Gjoricė tė Dibrės, qė kėtė fshat ta zgjojnė tėrėsisht nga gjumi dhe ta kthejnė nė njė vend tė frikshėm pėr tė jetuar normal tashmė.


Janė 15 sekonda hutimi, qė kanė bėrė qė gjithė banorėt e kėtij fshati pėrkufi me Maqedoninė tė dilnin menjėherė jashtė nga banesat e tyre. Banorėt kanė nxjerrė mė sė pari fėmijėt nė djepa, ata qė kanė patur fėmijė tė vegjėl, dhe kjo skenė tmerri vihej re dhe sot gjatė gjithė ditės nėpėr oborre disa metra larg "hijes" sė shtėpive tė dėmtuara, pastaj sekush ka mundur tė marrė disa batanije dhe mbulojė pėr tė vegjlit, ndėrsa mė tė mėdhenjtė e kanė bėrė "gjumin" nė kėmbė, nėse mund tė quhet gjumė.


Kryetari i komunės Shupenzė, Muis Llani, rrėfen se sapo dėgjova lėkundjet e forta nė mesnatė, dola jashtė dhe pėr 3 minuta kam qenė afėr disa shtėpive qė dukeshin gjysėm tė shembura. Ndihmuam banorėt qė tė dalin nga shtėpitė, ndėrsa njerėzit janė pėrfshirė nė panik tė jashtėzakonshėm.


Por Gjorica, mbetet dhe fshati mė i goditur, i ndodhur 19 kilometra nga qendra e Dibrės, nė vendin e quajtur Zalli i Drinit, pikėrisht aty ku shėnua dhe epiqendra e njė tėrmeti tė tillė shkatėrrues, tėrmet i cili banorėve u solli nė kujtesė tėrmetin e shumė viteve mė parė.
Fshati Gjoricė nė tė gdhirė dukej si i dalė nga njė bombardim, me dhjetėra shtėpi tė shkatėrruara tėrėsisht e tė tjera me dėmtime tė shkallėve tė ndryshme, gjė qė vihej re lehtas gjithandej. Dėmtime tė rėnda kanė pėsuar kryesisht ndėrtesa tė para '90-s, shtėpi tė ngritura me qerpiē, prodhuar nga vetė banorėt e atjeshėm pa mundėsi ekonomike.


Janė dėmtuar kryesisht shtėpi dykatėshe me pėrbėrės tė tillė, ndėrsa shtėpitė e ngritura me tulla apo gur, kanė mundur t'i rezistojnė kėtij tėrmeti tė shkallės sė lartė, mė e shumta me dėmtime fare tė lehta. Por varfėria e tejskajshme, ka bėrė qė banorėt e atjeshėm tė mos kenė pasur mundėsi pėr shtėpi tė reja, ndėrsa tashmė nuk i kanė as ato me qerpiē. Por ata ndjehen tė ruajtur nga Perėndia, qė nuk kanė pasur viktima, pos tri rasteve tė dėmtuar lehtas.


Por frika ėshtė e pranishme tek ēdo banor i kėtij fshati, qė duket si i mpirė nga ajo qė kanė pėrjetuar nė pak sekonda. Xhelal Mera thotė se "frika e atij momenti ėshtė prezent tek tė gjithė ne, por dhe lėkundjet e tjera qė po vazhdojnė, na kallin frikėn. Nuk e mbajmė mend njė goditje tė tillė tėrmeti qė nė vitin 1967 kėtu nė Dibėr, pėr fat arritėm tė shpėtojmė fėmijėt, pasi i nxorėm shpejt jashtė shtėpive".


Bajram Koci, njė i moshuar po nga Gjorica, shprehet se "janė shumė tėrmete qė kam dėgjuar tė na shkundin nė kėtė vend (zonė e shėnuar pėr lėkundje sizmologjike), por ky ėshtė mė i madhi dhe mė i frikshmi pėr ne". Njė banor tjetėr ka numėruar qė nga mesnata edhe 58 lėkundje deri afėr orės 10.00 te ditės se sotme, ndėrsa ashtu si dhe tė tjerėt i duket sikur i lėkunden kėmbėt herė pas here dhe jeton me veshėt nė krah, se mos papritur njė tėrmet tjetėr mund t'ua rrafshojė fshatin.


Njė grua, ka nxjerrė tre fėmijėt jashtė nga shtėpia, dhe teksa i sheh tė flenė nė oborr tregon se "gjėja e parė qė mė shkoi nė mendje sapo dėgjova lėkundjet ishte fėmija nė djep, e mora dhe e nxora jashtė shtėpisė, pastaj dhe tė tjerėt dhe nėnėn e moshuar". Edhe Mehmet Leci nė Gjoricė, me familjen prej katėr anėtarėsh thotė se e kanė kaluar natėn jashtė. "Pasi nxora familjen time jashtė, shkova menjėherė tė ndihmoja familjet e tjera", shprehet ai.


Flitet se janė mbi 1500 banorė qė qėndrojnė jashtė banesave tė shembura nė Shupenzė, mbi 1200 tė tjerė nė Gjoricė, e po ashtu nė shume fshatra tė tjerė tė Bulqizės dhe tė Dibrės. Ata ndjehen tė frikėsuar nga goditjet qė po vazhdojnė thuajse periodikisht ndėrsa sizmologėt kanė bėrė thirrje qė tė mos ketė njė frikė tė tillė pėr pėrsėritje tė asaj fuqie tėrmeti si nė mesnatė, por qė do tė ketė njė shoqėrim mė goditje me shkallė gjithnjė nė ulje, mbase pėr disa ditė apo javė, deri sa ato tė shuhen plotėsisht.






Prefekti Xhavit Seitaj, po stabilizojmė situatėn




Zoti prefekt, jeni njohur nė kohė me dėmet e shkaktuara nga tėrmeti?

Po, pėr kėtė kemi vepruar shpejt me komisionin pėrkatės tė emergjencave, e pėr kėtė janė ngritur njėsitė e vlerėsimeve paraprake nė ēdo fshat e komunė.

Si ėshtė bilanci i dėmtimeve?

Deri mė tash na janė raportuar nga drejtuesit vendorė kėto dėmtime, qė ne i quajmė paraprake:

Pėr rrethin e Bulqizės:

Gjoricė, 64 shtėpi tė pabanuara;

Shupenzė, 10 shtėpi ta pabanuara;

Fushė Bulqizė, 3 shtėpi tėpabanuara;

Ostren, 3 shtėpi tė pabanuara dhe 2 shkolla tė dėmtuara lehtė;
Zerqan, 9 shtėpi tė pabanuara.

Pėr rrethin e Dibrės,

nė Mqaellarė 70 shtėpi tė pabanuara;
nė Luzni 7 shtėpi tė pabanuara dhe 2 kabina elektrike tė dėmtuara;

Arrėz 3 shtėpi tė pabanuara dhe 1 kabinė elektrike e dėmtuar;

Muhurr 9 shtėpi tė pabanuara.

Pėr rrethin e Matit,

nė fshatin Lis 1 shtėpi e pabanuar;

nė Klos 3 shtėpi tė pabanuara.

Duhet shėnuar se shumica e kėtyre shtėpive janė tė ndėrtuara me plisa balte (qerpiē), ndėrsa shtėpitė e ndėrtuara me lėndė tjetėr ndėrtimi kanė paraqitur rezistencė dhe mė e shumta ka ndonjė plasje tė vogėl apo ndonjė oxhak tė rėnė,por me pak punė rikthehen nė gjendjen qė kanė qenė.

Ka pasur probleme me energjinė elektrike?

Nė disa fshatra po, pasi u dėmtuan dhe kabina elektrike,por po punohet pėr tė risjellė energji sa mė shpejt.

Si do tė bėhet vlerėsimi pėrfundimtar?

Do tė jetė komisioni me specialistė tė mirėfilltė qė do bėjnė vlerėsim teknik tė saktė dhe pas tyre pritet tė ketė ndėrhyrje siē dhe pohoj kryeministri Berisha qė ishte nė fshatrat e goditur nga tėrmeti.

Si ndjehen banorėt pas kėsaj situate?

Ata po kalojnė momente ankthi, siē ngjet nė katastrofa tė tilla, dhe pėr kėtė mijėra njerėz janė jashtė shtėpive tė tyre, si tek ato qė janė prishur por dhe tė tjera, pasi lėkundjet vazhdojnė tė jenė sėrish aktive.

Janė sjellė ndihma pėr kėtė situatė emergjente?

Po, pėr tė pėrballuar situatėn emergjente janė sjellė ndihmat e para, 86 ēadra qė po shihet tė rajonizohet njė vend i pėrshtatshėm, po ashtu disa ton ndihma ushqimore tė cilat po merren nė dorėzim nga drejtuesit vendorė pėr tė bėrė shpėrndarje sipas nevojave mė tė ngutshme.






Berisha, porosi pėr vlerėsime tė sakta




I ardhur me helikopter, Kryeministri Berisha ėshtė ndalur pikėrisht nė epiqendrėn e rėnies sė tėrmetit 7,2 ballė tė shkallės Rihter, fshatin Gjoricė, ku dhe ėshtė njohur me dėmet e shkaktuara si dhe ka parė nga afėr dėmet nė disa banesa, por ka vizituar dhe njerėzit qė janė tė detyruar tė qėndrojnė nė natyrė pasi u janė shembur thuajse tėrėsisht banesat dhe tė tjerė qė i frikėsohen lėkundjeve tė tjera.


Pasi ėshtė pėrshėndetur nga banorėt e kėtij fshati, Berisha, i shoqėruar nga deputeti i zonės Selami Xhepa, zv/ministri i Brendshėm Ferdinand Poni dhe Prefekti i Dibrės Xhafer Seitaj, ka marrė pjesė nė njė takim me shtabin e emergjencave civile tė ngritur nė shkallė prefekture, dhe ku kanė marrė pjesė tė gjithė drejtuesit vendor tė kėtij qarku. Berisha kėrkoj tė njihej me gjendjen nga vetė drejtuesit vendor dhe tė pranishėm tė tjerė, duke e konsideruar si njohje me rezultate paraprake, ndėrsa mė pas do tė jenė komisione tė posaēme shtetėrore qė do tė saktėsojnė gjithēka nė lidhje me pasuritė e paluejtshme.


"Mbrėmė e kam ndjek gjithė kohėn pėrmes mediave kėtė katastrofė, por qė fatmirėsisht nuk pati viktima. Ne jemi mėsuar qė tė tilla katastrofa t'i kalojmė bashkėrisht", ndaj kryeministri Berisha ka sugjeruar qė shumė prej banorėve tė mund tė strehohen tek tė afėrmit nė Tiranė apo tė gjejnė shtėpi me qira, tė cilat do ua paguajė qeveria, ndėrsa po studiohet njė vend pėr tė ngritur njė kamping me njė sistem tė nevojshėm urban shėrbimesh, si ujė, energji elektrike etj. Berisha kėrkoj vlerėsim tė saktė e tė drejtė me ekspertė, ndėrsa qeveria do tė zhdukė ēdo dėm tė shkaktuar.

Nga ana tjetėr pėrfaqėsuesi i qeverisė, zv/minsitri i Brendshėm Ferdinand Poni, ka ndjekur nga afėr qė me rėnien e tėrmetit situatėn e krijuar sė bashku me Grupet e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Emergjencės. Sipas tij ka nisur shpėrndarja e ndihma materiale, shumė prej tė cilave u soll me helikopterė. Nė takimet e shtabit janė vėnė piketat pėr tė drejtuar tėrė operacionin e ndihmės dhe pėrballimit tė kėsaj situate, qė nga shpėrndarje e ndihmės tek njerėzit e prekur nga fatkeqėsia natyrore, veshje, disa ton ushqime etj. Ndėrkohė qė janė vėnė nė gjendje gadishmėrie policia, spitalet, ndėrmarrja e rrugėve, shėrbimi i elektrikut etj. Grupet e punės, sipas Pones, po reagojnė pozitivisht pėr tė pėrballuar situatėn e rėndė, kryesisht nė komunat mė tė prekura Gjoricė dhe Shupenzė ku dhe ėshtė pėrqendruar ndihma mė e madhe. I pyetur pėr dėmtimet nė njerėz, Poni u shpreh pėr mediat se janė shėnuar tri raste tė lehta, tė mjekuar nė spital dhe mė pas ata kanė shkuar tek tė afėrmit e tyre.

Zyrtarisht konfirmohet se dje nė orėn 23: 49 u regjistrua njė tėrmet i fortė me magnitudė 5.2 Shkalla Rihter, me epiqendėr nė koordinatat 41.51 veri dhe 20.50 lindje, koordinata kėto qė i pėrkasin zonės midis fshatrave Shupenzė dhe Gjoricė e Sipėrm, tė Qarkut tė Dibrės. Lėkundjet e tėrmetit janė ndjerė nė zonėn veriore si dhe atė tė qendrore tė vendit, pėrfshi Tiranėn.

Sipas qendrės sizmologjike tėrmeti ka qenė me magnitudė 5.2 shkalla Rihter dhe
intensitet nė epiqendėr mbi 7 ballė. Tė paktėn 59 lėkundje me intensitet tė vogėl janė shėnuar pas lėkundjes sė parė qė u regjistrua 19 km nė juglindje tė qytetit tė Peshkopisė, nė verilindje tė vendit. Sipas Institutit Sizmiologjik, lėkundja e fundit ėshtė shėnuar nė orėn 06.30 minuta tė mėngjesit tė sotėm nė fshatin Gjoricė.

Lėkundje tė forta janė ndjerė nė qytete tė tjera, Shkodėr, Tiranė, Durrės, Elbasan, Kavajė, Berat.

Mare nga gazeta shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Reportazh/ Tėrmeti, 15 sekondat qė shkundėn Dibrėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Termeti, 1 i vdekur e 15 te plagosur ne Greqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions